Parisi vijon të mos e bindë Mbappen

Parisi vijon të mos e bindë Mbappen

Kylian Mbappe rezultoi determinant në sfidën e parë të 1/8- tave kundër Real Madridit duke e shtuar entuziazmin në Paris.  Drejtuesit e Paris St Germain nuk po e gjejnë dot formulën për rinovimin e kontratës me sulmuesin dhe ky fakt i shton zërat për transferimin tek ‘’ Galaktikët ‘’  pas 30 qershorit.

 Këmbngulja e ‘’ Les Pariziens ‘’ vijon me negociatat e pandalura të Leonardos por  sipas disa  mediave  pakti ndërmjet 23 vjeçarit dhe madrilenëve është arritur dhe në këtë histori kuq e blutë pritet të humbasin shumë . 

Dëshira e Kylian Mbappe gjithmonë është lidhur me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por është sfiduar ashpër nga kundërshtimi i gjigandëve të Ligue 1 të cilët nuk duan kurrsesi ta humbasin pilarin e ofensivës.

Situata është e ndërlikuar për ishi-n e Monacos i cili po i habit të gjithë në nivelin e treguar por peshorja anon  nga largimi nga ‘’ Parque de Prince ‘’ edhe pse  Nasser Al Khelaifi  nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe pikërisht në këtë moment duhet të sakrifikojë për Parisin që vijon luftën drejt shkruajtjes së historisë në Champions League .

Kylian Mbappe është drejt një rruge të suksesshme dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ drejtori sportiv Leonardo po i përdor të gjitha formulat për të siguruar një element të rrallë për ofensivën .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy