Stoka: Mëkat nëse finalja zhvendosej nga Tirana, Mehmeti po bën mirë te Partizani

Stoka: Mëkat nëse finalja zhvendosej nga Tirana, Mehmeti po bën mirë te Partizani

Opinionisti Dritan Stoka, i ftuar në “SportZone” në MCN TV, tha se do të ishte mëkat nëse finalja e Conference League, do të zhvendosej nga Shqipëria.

Stoka foli edhe për Partizanin, ku u shpreh se trajneri Dritan Mehmeti po bën një punë shumë të mirë.  

Do ishte mëkat, nëse Tirana do të humbiste mundësinë për zhvillimin e finales së Conference League. Kryeministri di të luajë. Shpresoj që Rama bashkë me Veliajn dhe Federatën, të kenë bashkëpunim dhe ta zhvillojnë në mënyrën më të mirë të mundshme finalen.

Federata mirë bën që shikon ekipet amatore, por duhet të shikojnë edhe klubet e Superiores, pasi edhe ata paguajnë lekë.

Do jem në stadium për Teuta-Partizani, ndërsa do ndjek nga telefoni edhe derbin Inter-Milan. Te Partizani më pëlqen loja e Mehmetit, është mirë. Më vjen keq që Herald Marku dhe Tedi Cara, duhet të ishin liderat e skuadrës dhe nuk po e bëjnë këtë.

Albion Marku është lojtari më i mirë te Partizani këtë sezon. Shpresoj të shikojmë një ndeshje të bukur. Mehmeti ka filluar më dorë të hekurt.

Në Inter-Milan, diferencën mendoj se do e bëjnë Giroud dhe Theo Hernandez.”, u shpreh Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy