Gareth Southgate, u largua nga drejtimi i Anglisë, pasi humbi finalen e Europianit ndaj Spanjës.
Drejtuesit e Federatës Angleze, prej kohësh kanë nisur punën për gjetjen e trajnerit të ri, por nuk po gjejnë zgjedhjen e duhur.
Në një moment kur koha nuk premton, është vendosur të bëhet një zgjedhje e përkohshme.
Kombëtarja e Anglisë, do të drejtohet nga Lee Carsley, të paktën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që nisin në shtator.
Tekniku 50-vjeçar, nga viti 2021, drejton kombëtaren angleze U-21, ndërsa do të jetë hera e parë që do të drejtojë ekipin e parë.
Lee Carsey do të jetë vetëm për Ligën e Kombeve, por nuk përjashtohet mundësia që të konfirmohet në stol edhe për të ardhmen, në rast se bind me lojë dhe rezultate.



