Situatë kaotike te kundërshtari i Partizanit, shkarkohet trajneri dhe ikin 8 lojtarë

Situatë kaotike te kundërshtari i Partizanit, shkarkohet trajneri dhe ikin 8 lojtarë

Partizani do të luajë të martën sfidën e parë të turit të dytë në Conference League, në Andorrë, ndaj skuadrës së Atletic Club D’Escaldes. Megjithatë situata te këta të fundit, nuk duket e qetë. Sipas raportimeve nga “Anaesports”, klubi ka shkarkuar trajnerin Fede Bessone, vetëm 24 orë para ndeshjes me Partizanin. Kjo situatë e krijuar ka lënë një shije të hidhur te disa lojtarë, që gjithashtu kanë vendosur të largohen. Bëhet fjalë për lojtarët: Vitolo, Álex Sanches, Jilmar Torres, Victor Alonso, Victor Perez, Martí Riverola, Victor Casadesús dhe Mathias Courieu. Në ndeshjen ndaj Partizanit, skuadra e Atletic Club D’Escaldes, do të drejtohet nga trajneri i dytë, Dani Luque. Sfida Atletic Club D’Escaldes-Partizani, do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy