Arne Slot, do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it, për sezonin e ardhshëm. Klubi i Feyenoord, njoftoi këtë të premte, largimin e teknikut holandez.
Slot ka arritur prej kohësh marrëveshjen me Liverpool-in, ndërsa së fundmi firmosi edhe dokumentet.
45-vjeçari do të pasojë në stolin e të kuqve, një emër të madh si Jurgen Klopp, me gjermanin që po kalon ditët e fundit në “Anfield”.
Slot do të nisë detyrën e tij si trajner i Liverpool-it, me 1 korrik të këtij viti.



