Tjetër pretendent për Tijjani Reijnders

Tjetër pretendent për Tijjani Reijnders

 Pas Manchester City-t, edhe Real Madridi është futur në garë për Tijjani Reijnders.

Holladezi po shkëlqen tek Milani, i cili spikat më së shumti për vizionin për lojën, potencën dhe të qënit solid në prapavijë.

26 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ San Siro ‘’ dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ mendojnë se mund të jetë një zëvëndësues ideal për Luka Modric, të cilit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur.

Mirëpo, ‘’ Qytetarët ‘’ liderohen nga Al Mubarak, potenciali i të cilit sigurisht i jep një lloj avantazhi gjatë merkatove por gjithsesi do të rivalizohen nga Real Madridi, një ndër klubet më të suksesshëm dhe të pasur në futboll.

Gjatë merkatos së verës natyrisht do të zhvillohet një tjetër sfidë gjigandësh në kontinentin e vjetër për ishi-n e Zwolles, një ndër më të spikaturit jo vetëm në Itali por edhe jashtë saj.

Nxënësi i Sergio Conceiçaos numëron 9 gola dhe 2 asiste në 23 sfida në sezonin aktual me ‘’ Djallin ‘’ por e ardhmja e tij mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy