
Gjatë merkatos së verës Interi besohet se do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm referuar Serisë A.
Tek zikaltërit po punohet me shumë përkushtim për tu përmirësuar në çdo aspekt duke qenë se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion.
Traineri Cristian Chivu si duket e ka gjetur një element tejet cilësor, i cili aktivizohet për Liverpoolin.
Curtis Jones ka treguar profesionalizëm në rradhët e ‘’ Të Kuqve ‘’ të cilëve i ka qëndruar besnik gjatë karrierës.
25 vjeçari ka spikatur në mesfushë, mjaft dinamik dhe një ndihmë shumë e madhe për ofensivën.
Mirëpo numri një i stolit të anglezëve Arne Slot reagoi menjëherë duke theksuar se Curtis Jones është në planet e të ardhmes.
Kontrata e tij skadon në qershorin e 2027-tës dhe paga e tij momentalisht i arrin 750 mijë eurot në sezon.
Britaniku e ka treguar se mund të adaptohet lehtësisht në disa pozicione të mesfushës dhe falë paraqitjeve dinjitoze është grumbulluar rregullisht edhe me kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’.
Por tek Liverpooli aspirohen titujt në vijimësi dhe kurrsesi nuk mund ti hapen dyert e largimit nga ‘’ Anfield Road ‘’ lojtarëve deçizivë.
Kjo përgjigje do ti detyrojë drejtuesit e ish kampionëve të Serisë A të fokusohen tek të tjerë lojtarë, ekip tek i cili duhen domosdoshmërisht ndërhyrjet.



