Sfidë e ashpër për Giorgio Scalvinin

Sfidë e ashpër për Giorgio Scalvinin

Ecuria e shkëlqyer e Giorgio Scalvinit me Atalantën , prej kohësh është pasuar me interesin e ekipeve të elitës.

Pas Interit dhe Juventusit, edhe Manchester United është futur në garë për shërbimet e italianit, shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Gian Piero Gasperini.

20 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë me skuadrën e parë, i cili në aktualin numëron 16 sfida dhe 1 gol dhe për bergamaskët shitja e tij konsiderohet një mundësi ideale për të mbushur arkat.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë sepse për Atalantën është një aset i çmuar, pavarësisht se ofertat e pretendentëve në adresë të zikaltërve mund të rezultojnë tunduese.

Duhet theksuar se ‘’ La Dea ‘’ shquhet për prodhimin e talentëve dhe gjithashtu si një rival shumë i fortë në vitet e fundit në Itali dhe në kompeticionet europiane.

Sigurisht ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ konsiderohet një kërcënim për Interin dhe Juventusin për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por siç dihet surprizat janë pjesë çdo merkatoje dhe duke iu referuar nivelit të Giorgio Scalvinit pritet që lista e pretendentëve të zgjerohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy