
Gjysëmfinalja e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos demostroi edhe njëherë kualitetin e Raphinhas.
Sulmuesi realizoi dy gola si dhe dha një asist i cili e ka bindur trainerin Hansi Flick.
Megjithatë, për 29 vjeçarin është interesuar Al-Hilal dhe sipas ‘ El Nacional ‘, presidenti Fahad bin Nafil është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro, 80 milionë euro për kartonin e ishi-t të Leedsit dhe 20 milionë euro bonuse.
Duhet kujtuar se Raphinha rinovoi kontratën me ‘’ Blaugranët ‘’ në majin e 2028-tës dhe klauzola për prishjen e saj i arrin 1 miliardë eurot.
Sigurisht në aspektin ekonomik do të ishte një lëvizje tejet domethënëse për Barcelonën por njëkohësisht mund të humbasë një komponent shumë të rëndësishëm në 11-shen e trainerit gjerman.
Parashikohet se numri një i spanjollëve Joan Laporta do ta analizojë me detaje këtë ofertë sepse kjo shifër mund ti shërbejë për të zhvilluar një merkato cilësore.



