
Nuk ka fitues pas kohës së rregullt, në ndeshjen mes Italisë dhe Austrisë. Pas 95 minutave lojë, ndeshja është mbyllur pa gola, duke bërë që të dyja kombëtaret t’i drejtohen minutave shtesë.
Në “Wembley” ka qenë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkuan me ngul golin e avantazhit, por pa sukses.
Në fakt Austria e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të me Arnautovic, por u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Tashmë skuadrat do të luajnë 30 minuta shtesë dhe në rast se përsëri nuk ka fitues, atëherë do i drejtohen penalltive.
FT: Itali-Austri 0-0



