
Sezoni i shkëlqyer i zhvilluar me Milanin vazhdon të akumulojë pretendentë për Hakan Calhanoglu . Turku e përfundon kontratën në 30 qershor me kuqezinjtë dhe në derën e tij ka trokitur Atletico Madridit . Situata e shkaktuar nga koronavirusi i detyron ‘’ Los Colchoneros ‘’ të kërkojnë alternativa shumë ekonomike dhe 27 vjeçari ia ka mbushur mendjen Diego Simeones se duhet të tentojë transferimin e tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .
Pavarësisht se ka rezultuar një lojtar kyç për Stefano Piolin, Hakan Calhanoglu e ndihmoi shumë Milanin për tu rikthyer në Champions League dhe me 9 gola dhe 12 asiste ne 43 ndeshje e ka bindur trainerin argjentinas se duhet ta afrojë në Madrid sepse do ta fuqizonte repartin e mesfushës dhe kryeqytetasit kërkojnë të lehtësojnë peshën e madhe që do të kenë mbi supe për faktin e fitimit të Primera Division pas 6 sezonesh shumë të luftuara .
Me largimet e mundshme të Vitolo , Saul Niguez dhe Lemar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kërkojnë të rikuperojnë menjëherë forcat dhe të furnizohen me goditje cilësore për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme gjatë sezonit që do ti prishte harmoninë skuadrës që ka mposhtur Barcelonën dhe Real Madridin duke treguar forcën deri në javën e fundit të kampionatit .
Pas Bundesligës dhe eksperiencës në Scudetto , Hakan Calhanoglu ka të servirur mbi tavolinë një mundësi interesante për vijimin e karrierës sepse Atletico është një skuadër që ndër vite ka shënuar rritje të theksuar në çdo aspekt , fakt që nuk kishte si të ishte ndryshe me një trainer me uri të palimituar për sukses siç është ‘’ El Cholo ‘’.



