Oferta e Juventusit për Moratën

Oferta e Juventusit për Moratën

Pavarësisht se është drejt fundit të huazimit në  Torino , Juventusi vijon të shpresojë për të blerë kartonin e spanjollit por për arritjen  në këtë pikë i ka bërë një propozim Atletico Madridit .

Vlera e sulmuesit në treg arrin 35 milionë eurot por ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërkon uljen e saj  duke përfituar kështu faktin se nuk konsiderohet nga Diego Simeone.  

Bardhezinjtë e kanë bërë të vetën dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ kanë  ofruar 15 milionë euro plus bonuse  për golashënuesin por kryeqytetasit nuk janë bindur dhe s’mendojnë të tërhiqen nga kërkesa për arsye se Alvaro Morata ka rezultuar një lojtar kyç në ‘’ Wanda Metropolitano “ .

 Në këtë histori do të luajë një rol edhe Barcelona sepse Xavi Hernandez ia ka shkelur me kohë syrin bashkombasit dhe katalanasit shpresojnë në mosarritjen e akordit ndërmjet juventinëve dhe  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për transferimin  e një sulmuesi shumë të frikshëm .

 Massimiliano Allegri e ka thënë me kohë fjalën e tij që lidhet me qëndrimin e ishi-t  të Real Madridit tek ish rekordmenët e Scudettos , të cilët janë në një proçes rindertimi dhe qëndrimi i lojtarëve me peshë konsiderohet një domosdoshmëri .

Iniciativa e juventinëve e pozicionon sërish ndër të privilegjuarit e merkatos Alvaro Moratan që ka një peshë specifike në 11-shen e teknikut italian pavarësisht se oferta është inferiore në krahasim me peticionin e Atleticos .  

Sezoni po shkon mbarë për madrilenin që ka gjetur në 8 raste golin dhe ka kontribuar me 2 asiste në 32 sfida dhe tendenca shkon drejt përmirësimit në javët vijuese por fillimisht Juventusi duhet të zgjidhë këtë çështje prioritare për fazën ofensive .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy