Casemiro afër largimit nga Manchester United

Casemiro afër largimit nga Manchester United

Situata e Casemiros tek Manchester United vijon e ndërlikuar. Braziliani nuk ka patur hapësirat e mjaftueshme nën drejtimin e Erik Ten Hag, i cili në 12 sfidat e sezonit aktual numëron me pak se 1000 minuta lojë.

Shumë pak për 31 vjeçarin nga i cili pritej më shumë nga traineri hollandez, për të cilin sipas ‘ Daily Star ‘, drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ kanë menduar një rikompensim, me qëllimin e largimit nga ‘’ Old Trafford ‘’.

Kjo strategji duket se do të pranohet nga mesfushori, i cili parashikohet të përfitojë rreth 23 milionë euro.

Largimi nga i quajturi ndryshe ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ thekson një tjetër hap në karrierën e Casemiros dhe gjithashtu një shans për 20 herë kampionet e Premier Leagues për ta zëvëndësuar siç duhet .

Performanca larg pritshmërive i bashkangjitet edhe asaj të Manchester United, skuadër e cila ende po has vështirësi në kompeticionet pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy