Flamurtarit i mjafton barazimi, vlonjatët eliminojnë Apoloninë dhe vazhdojnë garën për Superioren

Flamurtarit i mjafton barazimi, vlonjatët eliminojnë Apoloninë dhe vazhdojnë garën për Superioren

Flamurtari është skuadra e radhës që kualifikohet për në finalen e “play off” në Kategorinë e Parë dhe vazhdon garën për ngjitjen në Superiore.

Vlonjatëve, iu mjaftoi barazimi 1-1 ndaj Apolonisë, për tu kualifikuar më tej. Me rregullin e ri, Flamurtari kalon më tej edhe me barazim, për shkak se në klasifikim renditej më lart se fierakët.

Sa i përket ndeshjes, Flamurtari kaloi në avantazh me Pedro Augusto në fundin e pjesë së parë, ndërsa Apolonia barazoi me Antoni në minutën e 63-të.

Vlen të përmendet se të dyja ekipet humbën nga një penallti. Fillimisht ishte Augusto që gaboi për Flamurtarin në minutën e 66-të, ndërsa portieri Kuka bëri heroin në minutën e 89-të, duke i pritur 11-metërshin Hasanajt.

Në finale, kuqezinjtë do të përballen me Korabin dhe skuadra që fiton, do të luajë ndeshjen e fundit me vendin e tetë të Superiores, aty ku ekipi që triumfon, do të luajë në elitë për sezonin tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy