Luis de la Fuente, drejt rinovimit me Spanjën

Luis de la Fuente, drejt rinovimit me Spanjën

Kalimi në finalen e Europianit nga Spanja ka nxjerrë në pah cilësitë e Luis de la Fuentes.

63 vjeçari me të marrë drejtimin ia ka kthyer buzëqeshjen ‘’ La Furia Rojas ‘’, fillimisht me fitimin e Nations League dhe tashmë është shumë afër rishkruajtjes së historisë.

Duke iu referuar suksesit të arrirë, Federata i ka ofruar zgjatjen e kontratës, tejet e merituar nga traineri nga Rioja, i cili do të përfitojë 1 milion e 800 mijë euro në sezon.

 

Drupal Ad

 

 

 

Suksesi i Luis de la Fuentes nuk reflektohet vetëm tek rezultatet por edhe për faktin se ka futur një frymë tjetër në grup, të cilit i ka dhënë besimin e duhur për të avancuar për më tej.

Konkretisht, krerët e Federatës synojnë bashkpunimin me këtë trainer deri në Europianin e ardhshëm i cili do të zhvillohet në 2028-tën në Angli dhe Irlandë.

Tashmë të gjithë vëmëndjen e ka marrë finalja e madhë kundër Anglisë, shumë përcaktuese për të ardhmen e kësaj kombëtareje.

Nëse do të shpallet kampione, do të bëhet trofeu i katërt për Spanjën, ecuria e të cilës meriton duartokitje pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet në kohë të rregullt, përveç asaj me Gjermaninë e cila shkoi në shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy