
Shqipëria U-21 pësoi një humbje turpëruese ndaj Rumanisë në transfertë me rezultatin e thëllë 5-0. Një paraqitje zhgënjyese nga skuadra e Alban Bushit, në kualifikueset e Europianit.
Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë, pasi u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Munteanu, që realizoi falë një penalltie. Në të 15-ën Shqipëria U-21 pësoi edhe golin e dytë nga Matei Ilie, ndërsa në të 37-ën Rumunët trefishuan rezultatin falë golit të Rares Ilie.
Gjatë pjesës së parë trajneri Bushi aktivizoi në fushën e lojës Tim Civenë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me tre ndërrime të tjera. Në fushën e lojës hynë Rashica, Pecani dhe Cristian Shpendi. Megjithatë rumunët thelluan rezultatin në të 54-ën me golin e Grameni.
Në fund ekipi Kombëtar U-21 mbeti edhe me 10 lojtari pasi Cristian Shpendi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Rumania realizoi edhe një tjetër gol me Danciun.
Pas kësaj disfate, Shqipëria U-21 zbret në vendin e tretë në grupin E, ndërsa më datë 21 nëntor do të luajë takimin e radhës ndaj Malit të Zi në transfertë.



