Chelsea , superofertë për  Theo Hernandez

Chelsea , superofertë për Theo Hernandez

 Dëmtimi i rëndë i Ben Chilwell e ka vënë në pikpyetje  mbarëvajtjen e Chelseat në krahun e majtë .  Për londinezët  është bërë e domosdoshme ndërhyrja në merkato dhe Theo Hernandez është shfaqur në listën e Thomas Tuchel .

Gjermani është i bindur se eksperienca e francezit tek Milani mund t’ia lehtësojë punën kryeqytetasve gjatë fazës më determinante të sezonit  dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, fituesit e Champions Leagues  i kanë ofruar kuqezinjve 60 milionë euro për 24 vjeçarin .  

Sezoni aktual bëhet i treti në  ‘’ San Siro “ dhe momentalisht agjentët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ po punojnë intensivisht të mbështetur në çdo kohë nga miliarderi rus Roman Abramovich i cili është një ndër arsyet e sukseseve të Chelseat ndër vite .

 Mirëpo tentativa e Chelseat nuk është konsideruar  nga ‘’ Djalli ‘’ sepse për këtë skuadër ishi i Real Sociedadit  mbetet një element shumë i rëndësishëm për Stefano Piolin dhe parashikohet se kontributi i dhënë tek italianët do të shpërblehet shumë shpejt nga këta të fundit .

Duke e ditur rëndësinë e Theo Hernandez tek Milani , pritet që të merret vendimi më i mirë për vijimësinë në Milano por Chelsea do të provojë deri në momentin e fundit për ta vënë në  dispozicion të Thomas Tuchel ishi-n e Real Sociedadit .

Arma e vetme e britanikëve është se Milani nuk ka arritur akoma ta konkludojë këtë çështje jetike për mbrojtjen dhe kundrasulmi i gjigandëve të Premier Leagues është mëse llogjik sepse bëhet fjalë për një lojtar që ka rezultuar  një ndihmë e madhe për 18 herë kampionët e Scudettos .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy