Milani përgatit tre shitje

Milani përgatit tre shitje

 Milani vijon rrugën drejt një revolucioni total të cilit i nevojiten domosdoshmërisht lojtarë të spikatur .  Duke qenë se pandemia e koronavirusit e ka dëmtuar shumë ekonominë e italianëve   ,kuqezinjtë ashtu si çdo klub tjetër po analizojnë spastrimet për ti hapur rrugën  transferimeve në  ‘’ San Siro  ‘’ .   Rikthimi në Champions League nënkupton një sfroco të madhe për italianët të cilëve i duhet të përshtaten shumë shpejt me kompeticionin më të rëndësishëm europian pavarësisht  se e njohin shumë mirë.

 S’duhet lënë në harresë se Milani duhet gjithashtu të riparojë dëmin ekonomik dhe  drejtuesit  e tyre kanë deklaruar emrat të cilët s’bëjnë më pjesë në planet e Stefano Piolit  . Sipas ‘ La Gazzetta Dello Sport ‘ në listë përfshihen Jens Peter Hauge , lojtar që pretendohet prej kohësh nga Frankfurti dhe Milani kërkon 12 milionë euro për nordikun  .   

Pas tij renditen Samu Castillejo që pretendohet nga Getafe  dhe  Andrea Conti  .  

Këto shitje parashikohet se do ti sigurojnë gjigandëve të Scudettos rreth 30 milionë euro , shifër e konsiderueshme  për ta shfrytëzuar në funksion të prurjeve të reja . 

Sezoni i kaluar i dha për të kuptuar Milanit se duhet  të lëvizë çdo gurë në  këtë merkato për të mos  ngecur në faza determinante gjatë sezonit dhe të shkojnë të sigurtë drejt fitimit të titujve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy