Mehmeti: Pikët janë të rëndësishme, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur

Mehmeti: Pikët janë të rëndësishme, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi minimalisht.

Mehmeti deklaroi se pikët janë shumë të rëndësishme në këtë moment, ndërsa shtoi se nuk mund t’i kërkohet atij në këtë moment loja e bukur.

Erzeni, në pjesën e parë arriti të na merrte iniciativën e lojës, për meritë të elementëve që ka, është ekip për t’u respektuar. Por edhe për gabime tonat, si interpretuam fazën ofensive. Në pjesën e parë kemi bërë gabime shumë në zotërim të topit, me gabime elementare në pasime, përpos elementëve të mirë të kundërshtarit që na vuri në vështirësi në pjesën e parë.

Normalisht ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit, ka shumë largime e afrime. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin dhe është e vërtetë që jam munduar me shumë që t’i jap skuadrës mentalitetin tim, pikët janë goxha të rëndësishme.

Sa i përket Dinamos së bukur që duam, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani. Se duhet shumë kohë. Nëse do të kisha skuadrën që në fillimet e mia, do të kërkoja ndoshta falje sot për lojën, por nuk është aq e thjeshtë.

Nuk ka skuadër, duke filluar edhe te Partizani e Egnatia, që nuk ka nevojë për ndërhyrje. Unë kam bërë plan pune që duhet të fokusohemi te puna dhe të vijë dhjetori të bëjmë analizë të thellë për gjithsecilin e pastaj të nxjerrim në përfundim ku kemi nevoja. Patjetër që kemi nevojë që të futemi në merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy