Pak pasi pritet të nisë ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, efektivët e policisë kanë dalë në terren me qëllim mbarëvajtjen e situatës përreth stadiumit “Air Albania”.
Ndërkohë, të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen janë mbledhur në afërsi të stadiumit, duke krijuar edhe një atmosferë festime.
Po ashtu, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para futjes në stadium. Më herët gjatë ditës së sotme FSHF u bëri me dije tifozëve se nuk do të lejohen sendet e forta si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.



