
Tek Milani ka filluar puna në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe një ndër prioritetet vijon të jetë fuqizimi i ofensivës.
Kuqezinjtë këtë herë nuk i kanë kaluar kufinjtë, objektivi i të cilëve aktivizohet me Bolognan.
Joshua Zirkzee po zhvillon një sezon për tu duartrokitur dhe deri më tani numëron 8 gola dhe 4 asiste në 18 sfida, me një skuadër e cila momentalisht renditet në vendin e 4-tërt në kampionat.
Lajmi është raportuar nga ‘ Tuttosport ‘ dhe për 22 vjeçarin duhet theksuar se është produkt i akademisë së Bayern Munchenit.
Hollandezi konsiderohet një lojtar shumë premtues dhe drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ po japin maksimumin për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ , pavarësisht se pritet edhe reagimi i kuq e bluve duke qenë ka influencuar ndjeshëm në ecurinë e tyre në sezonin aktual.
Ndërsa Milani janë vënë re problematika të vazhdueshme , pasi fillimisht u eleminua nga grupet e Champions Leagues dhe në Serinë A është nëntë pikë larg kryesuesve të Interit.



