Starova: Duhet marrëdhënie e mirë mes qeverisë dhe FSHF për të arritur suksese

Starova: Duhet marrëdhënie e mirë mes qeverisë dhe FSHF për të arritur suksese

Kandidati për president në FSHF, Sulejman Starova, deklaroi se familja e futbollit duhet të vendosë për veten. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai deklaroi se duhet të respektohet ligji dhe të punohet për të çuar futbollin shqiptar sa më lart.

Sipas Starovës, që Kombëtarja të jetë sa më lart, duhet një bashkëpunim i mirë mes shtetit dhe Federatës.

“Federata dhe Duka pranuan vendimin e Gjykatës, duke pritur Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Të gjithë pranuan që zgjedhjet të bëhen brenda familjes së futbollit. Nuk lejohen ndërhyrjet nga jashtë. Të respektohet ligji. Kjo është një shenjë e mirë. Unë duke i besuar asaj se si futbolli të ecë përpara. Nëse duam ta shikojmë Shqipërinë lart, në Europian apo Botëror, duhet një marrëdhënie e mirë shtet-Federatë. Pa ndërhyrje, ne duhet të bëjmë përpjekjet maksimale, që shtetin ta bëjmë për vete.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy