
Atalanta është shtangur nga Cagliari ditën e sotme, teksa është mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 50-të, me Pereiro që shënoi pas një asisti nga Dalbert.
Gjithçka u bë akoma edhe më e vështirë për Atalantën në minutën e 53, kur Musso u ndëshkua me të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë.
Pavarësisht kësaj, zikaltërit gjetën golin e barazimit në minutën e 64 me Palomino, por ky barazim zgjati pak, pasi ishte sërish Pereiro i cili kaloi Cagliarin në avantazh 4 minuta më vonë.
Atalanta humb mundësinë për t’u afruar me kreun, ndërsa Cagliari i largohet përkohësisht zonës së ftohtë të renditjes.



