
Tentativa e dështuar në merkaton e kaluar për Granit Xhakën , ia ka rikthyer interesin Romës për ta afruar zvicerianin në ‘’ Olimpico ‘’ .
Këmbngulja e Jose Mourinhos është konsideruar menjëherë nga drejtuesit e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ të cilët po bëjnë gjithçka kanë në dorë për ta transferuar mesfushorin në kryeqytetin italian.
Shkëlqimi tek Arsenali i ka dhënë shumë avantazhe skemave të Mikel Artetas por çështja është se drejtuesit nga Londra janë shprehur të gatshëm për të dëgjuar ofertat në drejtim të 29 vjeçarit pavarësisht rëndësisë tek ‘’ The Gunners ‘’.
Sipas ‘’ Football London ‘’, ‘’ The Special One ‘’ e ka më prezent se kurrë Granit Xhakën dhe e di shumë mirë se Arsenali do ta shqyrtojë me detaje këtë temë pasi në ‘’ Emirates ‘’ konsiderohen të pafalshme hapat fals , për një skuadër të etur për suksese .
Një faktor tjetër që i disfavorizon italianët është se traineri spanjoll për momentin nuk e ka një element bindës për ta zëvëndësuar dhe e vështirëson shumë tentativën e Romës për ishi-n e Bazelit.
Në këtë histori anglezët kurrsesi s’duan të dalin të humbur dhe do të prentendojnë rikuperimin e 45 milionë eurove të shpenzuara në merkaton e 2016- tës , por Roma ka vënë në dispozicion 15-20 milionë për një lojtar që është shquar për kompromisin absolut kudo ku ka vënë këmbët .
Kjo shifër konceptohet si rikuperimi i gjysmës së investuar por fokusin kryesor do ta marrin negociatat ndërmjet palëve në funksion të një vendimi koherent që do ti lërë të kënaqur të gjithë aktorët e përfshirë .



