
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për mediat, në prag të derbit me Partizanit, që do të luhet ditën e enjte në stadiumin “Air Albania”.
Ahmataj deklaroi se luajnë dy skuadrat më të titulluara dhe do të jetë një ndeshje e luftuar.
Tekniku bardheblu u shpreh se Tirana ka disa shqetësime, por kërkoi nga skuadra që të bëjnë më të mirën në fushë.
Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën.
Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë.
Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. Të jetë koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë.



