Superiorja rikthehet në mesjavë, pesë sfida luhen në 3 ditë

Superiorja rikthehet në mesjavë, pesë sfida luhen në 3 ditë

Java e 12-të e Abissnet Superiore do të luhet në mesjavë, me 5 ndeshjet që janë ndarë në 3 ditë.

Të martën, në fushë do të zbresin 4 skuadra. Tirana kryesuese pret në “Air Albania” Kastriotin e vendit të fundit, me bardheblutë që nuk kanë objektiv tjetër përveç fitores.

Me interes pritet edhe sfida tjetër, ajo mes Dinamos dhe Teutës, dy skuadra që janë në kërkim të fitores.

E mërkura, rezervon dy përballje të tjera interesante siç është Vllaznia-Partizani, apo edhe Skënderbeu-Egnatia.

Të enjten do të luhet edhe sfida e fundit për javën e 12-të, teksa në fushë do të zbresin Kukësi dhe Laçi, dy skuadra që vijnë në formë të mirë dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy