
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Champions League, te vlefshme për fazën çerekfinale.
Real Madrid kryeson 1-0 ndaj Chelsea. Një gol i shënuar nga Benzema në minutën e 22-të, i dha avantazhin skuadrës spanjolle, që dominoi në 45 minutat e para.
Në avantazhin e një goli, e ka mbyllur edhe Milani pjesën e parë ndaj Napolit. Të kaltrit kishin më shumë raste për shënim, por kuqezinjtë u treguan më të saktë, duke shënuar me Bennacer në minutën e 40-të.



