Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Tiranës, me rezultatin 2-0.
Për MCN TV, Devolli tha se ekipi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales, por shtoi se asgjë nuk ka mbaruar.
Kemi bërë një hap të rëndësishëm, një ndeshje shumë të mirë, kemi marrë një rezultat shumë të mirë, por asgjë s’ka mbaruar pasi kemi përpara Tiranën, një skuadër shumë të fortë dhe me histori.
Duhet të jemi të përulur, të fillojmë punën, të jemi agresivë, të driblojmë kur të marrim topin të nisemi me shpejtësi, i falënderoj djemtë për çdo gjë sot. Kemi dhe njerëz të afërt përsa i përket dedikimit të puthjes pas golit të dytë. Që pas ndeshjes flasim me ekipin i komplimentojmë por lufta vazhdon, të jemi të përulur, të punojmë dhe sakrifikojmë se vërejtjet tona i bëjnë gjithmonë mirë çunave.
Duke mos pësuar gol prej 5 ndeshjeve është gjë e mirë, e kemi marrë vetëm nga Egnatia dhe nga hiçi. Kur dublojmë dhe markojmë besoj që jemi shumë të fortë. Ku ka qetësi tek kjo punë, s’ka shanse, më pëlqen që shkojmë tek porta. Unë nuk ankohem asnjëherë për rastet e humbura, unë kam për detyrë t’i çoj deri atje pastaj a hyn goli apo jo kjo është në dorë të atij lart.



