Gvozdenovic: E merituam fitoren ndaj Kukësit, ishim skuadra më e mirë në fushë

Gvozdenovic: E merituam fitoren ndaj Kukësit, ishim skuadra më e mirë në fushë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi me Kukësin.

Gvozdenovic, deklaroi se është i kënaqur për fitoren, ndërsa shtoi se i meritonin 3 pikët e marra.

Për pikët jemi të kënaqur, gjithashtu edhe me rezultatin. Kukësi në pjesën e parë mund të shënonte gol në goditjen standarde, por mendoj se sot e merituam fitoren sepse ishim skuadra më e mirë në fushë.

Nuk e di çfarë mund  të them për ‘Final Four’. Pas 1 fitoreje, Dinamo, Tirana dhe ne jemi për ‘Final Four’, po humbëm me pas jemi për poshtë. Nuk mund të them jemi për ‘Final Four’ apo jo. Kemi një ndeshje të vështirë kundër Erzenit, pavarësisht se ne jemi gati dhe do të luftojmë.

Në fillim ishim mirë dhe menaxhuam mirë situatat. Mund të them vetëm bravo për çunat pasi kishte ekuilibër dhe ishin të përqendruar. Kishim mendimin vetëm për të fituar ndeshjen pasi kishim nevojë për pikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy