Bensebaini, opsion për Barcelonën

Bensebaini, opsion për Barcelonën

Barcelona është shumë e vendosur për gjetjen e një zëvëndësuesi për Jordi Alban dhe merkatoja  verore do të jetë një provë zjarri për të ardhmen. 

Objektivat duhet të kenë nga pas një mbështetje të fortë në aspektin ekonomik dhe Joan Laporta asnjëherë nuk është kursyer për Barcelonën e tij por përkundrazi e tregoi se çfarë është i aftë të bëjë gjatë janarit.

Rami  Bensebaini është bërë pjesë e planeve të Xavi Hernandez  , lojtar që sipas raportimeve të ‘ Mundodeportivos ‘ e përfundon kontratën  me Borussia Monchengladbah  në 30 qershorin e 2023-shit dhe për spanjollët mbetet një opsion ideal për mbarëvajtjen e krahut të majtë të mbrojtjes.

Interi dhe Arsenali mbeten kërcënimet e deritanishme për ‘’ Los Cules ‘’ dhe përfituesit në këtë histori do të jenë gjermanët sepse do të mund të fuqizojnë arkat dhe kështu të kenë një garanci më tepër gjatë merkatos me objektivin e  afrimit të lojtarëve cilësorë në ‘’ Borussia Park ‘’.

Megjithatë këtë histori Barcelona e ka filluar prej vitesh dhe në listë ka disa kandidatë që ja kanë mbushur mendjen drejtuesve , ndër të cilët përfshihen  edhe Javi Galan , Alejandro Grimaldo , Alex Moreno apo Borna Sosa, për një Barcelonë që kërkon një ndryshim inmediat nga krahët dhe në përgjithësi në mbrojtje , repart që i ka treguar ndër vite se mund ta dëmtojë ecurinë e mëtejshme.

Me Xavi Hernandezin kuq e blutë janë të sigurtë drejt të ardhmes sepse vetëm në pak kohë ish kampioni i botës ka impresionuar me kapacitetin drejtues , eksperiencë që e mori fillimisht tek Al Sadd dhe tashmë e ka vënë në funksion të ecurisë pozitive të ekipit të zemrës . 

Rami Bensebaini është një mbrojtës shumë i guximshëm dhe efikas në prapavijë , njëkohësisht pjesëmarrës në inkursionet drejt zonave kundërshtare , të cilat i ka finalizuar me 5 gola në 19 sfida gjatë sezonit por Barcelona fillimisht duhet të mposhtë ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe zikaltërit që mbeten rivalë të rrezikshëm për firmosjen me 26 vjeçarin .

Me kampionatin e humbur, shpresat e katalanasve janë të varura vetëm tek Europa League , aty ku do ti bëjnë llogaritë me Frankfurtin në shtëpi , ekip shumë i vështirë sepse çdo gjë është e hapur për shkak të barazimit në Gjermani .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy