Moukoko në listën e Real Madridit

Moukoko në listën e Real Madridit

Progresi i bërë me Borussia Dortmundin e ka shëndërruar shumë shpejt  Youssoufa Moukokon në një element të preferuar nga ekipet më të mira në Europë .

Shpërthimi në kategoritë inferiore të ‘’ Verdhezinjve ‘’ e bindi trainerin Edin Terzic për ta bërë pjesë të ekipit të parë dhe shumë shpejt 17 vjeçari i tregoi vlerat .

Tashmë kamerunasi  preferohet nga Bayern Munchen , Manchester United, Paris St Germain , Juventusi dhe Real Madridi, të cilat kanë startuar një luftë shumë të ashpër për golashënuesin e gjermanëve .

Duke qenë se kontrata me ekipin nga Ruhr përfundon në 2023-shin , ‘’ Los Merengues ‘’ po mendojnë seriozisht një ofertë në adresë të Borussia Dortmundit për të rritur kualitetin brenda grupit , i cili ka dominuar në sezonin  e fundit nën drejtimin e gjigandit Carlo Ancelotti.

Topi kalon në fushën e gjermanëve, të cilët duhet me patjetër të reagojnë në lidhje me këtë situate pasi Youssoufa Moukoko do të jetë një lojtar i lirë duke filluar nga 1 janari i 2023- shit dhe me kaq pretendentë cilësorë  do ta kenë të vështirë për të siguruar qëndrimin e golashuënuesit për më gjatë . 

Në sezonin aktual , Edin Terzic i ka dhënë më shumë hapësira dhe ndoshta protagonizmi me Borussia Dortmundin mund t’ia vështirësojë objektivin gjigandëve të kontinentit të vjetër , pavarësisht potencialit të tyre.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy