Trajneri i Maqedonisë së Veriut: Jasir Asanit i ofruam gjithçka, por zgjodhi Shqipërinë

Trajneri i Maqedonisë së Veriut: Jasir Asanit i ofruam gjithçka, por zgjodhi Shqipërinë

Jasir Asani është një nga lojtarët më të spikatur te Shqipëria në dy ndeshjet e fundit, që kur drejtimin e ekipit e ka marrë Sylvinho, i cili e ftoi edhe për herë të parë në Kombëtare. Sulmuesi i majtë, ishte autori i golit të parë në fitoren ndaj Moldavisë, me rezultatin 2-0. Për këtë ka folur edhe trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski. Ky i fundit deklaroi se Maqedonia e Veriut i kishte ofruar gjithçka futbollistit, por ai vendosi të luajë për Shqipërinë. “Është vendimi i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për të luajtur për Maqedoninë. Ka luajtur për U21 të Maqedonisë, por për më tej ishte vendim i tij, për të luajtur me Shqipërinë. Asanit i dëshiroj çdo të mirë dhe shumë suksese në lojërat e përfaqësueses që ai e ka zgjedhur.”, deklaroi Milevski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy