
Duke qenë se jemi afër merkatos së verës drejtuesit e shumë ekipeve i paraprijnë kësaj periudhe për të siguruar arritjen e objektivave.
Ato të Juventusit tashmë e kanë thënë fjalën e tyre, të cilët janë afer firmosjes me talentin e Real Valladolid Chuky.
Sulmuesi po zhvillon një sezon premtues, i reflektuar deri më tani me 7 gola dhe 7 asiste.
Të qënit mjaft teknik, i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm në metrat e fundit e kanë shëndërruar në një nxënës shembullor për trainerin Fran Escriba.
Faktikisht Segunda Division vijon të konsiderohet një ligë me një koefiçent të lartë vështirësie por 21 vjeçari ka ditur ti përballojë sfidat më së miri dhe e ka bërë krenar numrin një të stolit.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sigurisht është një destinacion që preferohet nga shumë lojtarë por gjithashtu kërkesa e llogarisë është shumë e lartë.
Mesfushori është shprehur tejet entuziast referuar kësaj eksperience duke qenë se flitet për ish rekordmenët e Serisë A, mjaft kompetitivë edhe në Europë.



