Panik te Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Panik te Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Vazhdon të shtohet numri i lojtarëve të dëmtuar te Juventusi. Së fundmi listës i është shtuar edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka pësuar një dëmtim në shpatull pas një kontakti me Alex Sandro dhe është detyruar të braktisë stërvitjen.

Pasi qëndroi pak minuta i shtrirë në fushë, Ronaldo u largua nga stërvitja së bashku me stafin mjekësor, për të mos u kthyer më për ditën e sotme.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 36-vjeçarit, teksa në vijim do të zhvillohen teste të detajuara, për të kuptuar se kur mund të kthehet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy