Evazioni, Mourinho pagun 800 mijë euro për t’i shpëtuar burgut (VIDEO)

Evazioni, Mourinho pagun 800 mijë euro për t’i shpëtuar burgut (VIDEO)

Tekniku portugez që drejton Manchester United, Jose Mourinho, ka arritur marrëveshjen me organet tatimore në Spanjë, për të shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte drejt burgut.

Mediat spanjolle kanë raportuar se, trajneri aktual i  “Djajve të Kuq”, akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka shmangur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit të Madridit për periudhën 2010-2013.

Me marrveshjen e arritur “Special One” i ka dhënë fund probleme me drejtësinë spanjolle, pasi do të paguajë një gjobë të majme prej 800 mijë eurosh duke larguar edhe rrezikun e dënimit me 12 muaj burg.

Jose Mourinho ka pasur dhe më parë probleme me autoritetet tatimore në Spanjë ku në vitin 2015 u detyrua të pagunate 4.4 milionë euro për të stabilizuar pozicionin e tij fiskal për vitet 2011 dhe 2012.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy