Chelsea mposht kampionët e Leicesterit, Conte triumfon ndaj Ranierit

Chelsea mposht kampionët e Leicesterit, Conte triumfon ndaj Ranierit

Skuadra e Chelsea ka gjetur fitoren pas humbjes me Tottenham. Blutë e Londrës kanë arritur një fitore të rëndësishme në transfert duke mposhtur kampionët në fuqi të Premier League Leicester Cityt me rezultat 0-3.

Djemtë e drejtuar nga Antonio Conte e kërkuan që në fillim të takimit fitoren duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Goli i parë erdhi nga Marcos Alonso në minutën e gjashtë pas një asist nga belgu Eden Hazard dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë ishte përsëri Alonso që shënoi edhe një herë në minutën e 51-të, kurse goli fundit u shënua nga Pedro në minutën e 71 të takimit.

Skuadra e Ranierit nuk arriti asnjëherë të vinte në vështirësi blutë, pasi tekniku tjetër Italian Conte e kishte përgatitur më mire ndeshjen. Ky ishte edhe një derbi midis dy trajnerëve Ranieri-Conte të cilin e fitoi ky i fundit duke hedhur një hap të rëndësishëm në renditjen e kampionatit.

Chelsea vazhdon të qendroj në vendin e pare me 52-të pikë, kurse Leicesteri në vendin e 15-të më 21 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy