Marcelo u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar dhe në muajin shtator u transferua te skuadra greke e Olympiacos.
Transferimi i mbrojtësit brazilian bëri bujë, teksa iu rezervua edhe një pritje madhështore nga tifozët.
Megjithatë aventura e 34-vjeçarit te skuadra greke, duket se do të zgjasë pak. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit e Olympiacos nuk janë të lumtur me formën që ka treguar Marcelo dhe duan të ndërpresin kontratën.
Braziliani është aktivizuar vetëm në pesë ndeshje, por me paraqitjet e treguara, ka lënë një shije jo të mirë dhe për këtë arsye largimi duket i pashmangshëm.
Marcelo ka firmosur për një vit me Olympiacos, por palët mund të arrijnë një marrëveshje, për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.



