
U luajtën në Kupën e Shqipërisë ditën e sotme 7 ndeshje, te vlefshme për turin e dytë. Ditën e nesërme do të luhet edhe ndeshja e fundit për këtë tur, siç është ajo mes Dinamos dhe Tiranës, me sfidën e parë që u mbyll 2-0 në favor të skuadrës së Shkëmbit.
Tashmë janë zbuluar edhe çiftet çerekfinaliste, aty ku Partizani do të presë fituesin e Tirana-Dinamo, ndërsa Teuta luan me Skënderbeun.
Në grupin B, Vllaznia sfidon në çerekfinale Flamurtarin, që eliminoi Kastriotin. Ndërkaq ndeshja tjetër është ajo mes Laçit dhe Egnatias.
Ndeshjet e para zhvillohen në 26 janar 2022, ndërsa ato të kthimit në 9 shkurt 2022.
Çiftet çerekfinaliste:
Grupi A
Partizani vs Tirana/Dinamo
Teuta vs Skënderbeu
Grupi B
Vllaznia vs Flamurtari
Laçi vs Egnatia



