Barazimi me Teutën, Josa: Duhet të ishim më të qartë në sulm

Barazimi me Teutën, Josa: Duhet të ishim më të qartë në sulm

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas barazimit me Teutën.

Josa deklaroi se skuadra e tij duhet të ishte më e qartë në sulm, ndërsa shtoi se i kishin rastet edhe për të shënuar golin e tyre. Sipas tij, kundërshtari nuk ishte superior në këtë takim.

Teuta ushtroi presion, por ne duhet të kishim qenë shumë më të qartë në sulm. Në momentin që Teuta qarkullonte topin me mbrojtësat, presioni ynë duhej të ishte më i lartë. Topat e gjatë të Teutës ishin problem për ne. Megjithatë shprehja e lojës sonë në pjesën e dytë duhet të ishte më mirë, sidomos në qendër. S’mund të them se kjo pikë shërben pasi luanim në fushën tonë, por jo çdo gjë shkon sipas llogarive.

Kishim mundësi në 2-3 raste të tjera që të shënonim golin e dytë. Do të kishim problem të madh nëse do të fusnim lojtarë tjetër sulmues. Do të kishim problem sidomos në mesin e fushës.

Nuk mendoj se kishte kosto fizike ndeshja me Dinamon, sepse lojtarët kanë ishin mirë fizikisht. Por kemi freskuar dy pika sot. Te Melo mund të ketë pak kosto fizike. Tresa u shpreh shumë mirë, por kartoni i verdhë i Mjakit nga penalizoi që të bënim një ndryshim. Nuk ishte problem i kostos fizike, sesa të shpreheshim në lojën tonë. Duhet të kishim lëvizshmëri pak më të madhe nga Ujka. Të paktën ne të kishim një shoqërim të Sobos në sulm.

Nuk mund ta them që Teuta ishte superiore, por me mënyrën si luajti ne duhet të ishim shumë më të qartë në 3-4 raste kur fitonim topin në gjysmëfushën tonë. Teuta na fitoi 2-3 topa dhe këto janë diferencat që bëhen në lojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy