
Mërgim Vojvoda ka treguar paraqitje shumë të mira me Torinon në Serie A, aty ku është kthyer në një lojtar të rëndësishëm.
27-vjeçari ka kontratë me torinezët deri në vitin 2024, por nuk ka ndërmend të rinovojë. Mbrojtësi nuk dëshiron të zgjasë bashkëpunimin dhe në verë pritet të ndryshojë skuadër.
Duke parë formën e treguar, edhe interesimet për Vojvodën priten të jenë të shumta, ndërsa drejtuesit po mendojnë për zëvendësuesin.



