
Eleminimi nga grupet e Champions Leagues do të mbesë një njollë në historinë e Atletico Madridit , ekip i cili në vitet e fundit nuk e vuri asnjëherë në dyshim kualifikimin për në fazën me eleminim direkt.
Humbja me Porton i siguroi një biletë për në Europa League ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe sigurisht përgjegjësia kryesore për këtë disfatë bie mbi Diego Simeonen .
Argjentinasi nuk ka mundur ti dërgojë për më tej dhe në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ tanimë po mendohet për largimet në merkaton vijuese.
Joao Felix ështe ndër lojtarët të cilët nuk e kanë bindur ishi-n e River Plates , për të cilin në merkaton e 2019-tës ‘’ Los Rojiblancos ‘’ shpenzuan 126 milionë euro duke e shëndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e tyre.
Sulmuesi besohet se do të pasohet nga Jose Gimenez, Saul apo Stefan Savic të cilëve iu është hapur dera e largimit sepse Atletico Madridit i nevojitet një revolucion në funksion të së ardhmes dhe largimet konsiderohen të domosdoshme nga 52 vjeçari.
Gjithsesi s’duhet harruar se madrilenët me Diego Simeonen në stol ndër vite kanë fituar trofe shumë të rëndësishëm si në Spanjë ashtu edhe Europë por disfata të kësaj natyre janë normale në futboll dhe me rëndësi është përgatitja për vazhdimësinë, e cila parashikohet tejet e vështirë për arsye të rivalitetit ndërmjet ekipeve.



