Manchester United kërkon tridentin e famshëm

Manchester United kërkon tridentin e famshëm

Ky sezon i ka shkaktuar shumë kënaqësi Manchester United . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë treguar të duruar dhe mbeten të paluhatur drejt plotësimit të objektivave . Me sigurimin e vendit të dytë në Premier League nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë kapitullin e Europa Leagues ku e pret në finale Villareali . Në të kaluarën traineri Ole Gunnar Solskjaer u kritikua shumë por historia ka ndryshuar krejtësisht .  Një ndër problematikat kryesore të Manchester United në vitet e fundit ka qënë performanca e dobët , por ky episod është hedhur pas krahëve  sepse  norvegjezi ka kontribuar shumë në ringritjen e tyre . 

Me këto arritje kërkesa e llogarisë ka ardhur në rritje  , sidomos në merkato .  Pak kohë larg fillimit të saj   skuadrat prestigjoze vijojnë me thurjen e planeve për të arritur majat sezonin e ardhshëm .  

 Konkretisht  Manchester United është i ndërgjegjshëm se duhet një ndryshim thelbësor dhe i ka përveshur mëngët drejt tij.  Sipas tabloidit  ‘’ The Sun ‘’  Manchester United është përfshirë fuqishëm në merkato dhe  pretendon  blerje potente që do ta afrojnë me suksesin .

48 vjeçari ka deklaruar tre alternativa bindëse . Lista fillon me Cristiano Ronaldon .  Kurrsesi nuk mund të harrohet e kaluara  Manchester United me luzitanin në skuadër .  E ardhmja e 36 vjeçarit nuk është e sigurtë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për shkak të zvarritjeve të ‘’ Zonjës se Vjetër ‘’ që nuk  ka siguruar vetëm fitimin e kupës së Italisë kundër Atalantës dhe vijon të diskutojë futjen në Champions League .

Kontrata me bardhezinjtë skadon në 2022-shin  dhe vlera e kartonit  sipas Transfermarkt kap 50 milionë eurot .  Pas tij është Harry Kane . Endërra për trofe bëhet edhe më e zjarrtë me kalimin e kohës  dhe Manchester United ia jep këtë shans .  Kontrata e  ‘’ Uraganit ‘’ përfundon në 2024-tën  por skuadrat e interesuara duhet ti paguajnë ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ 100-120 milionë euro.   Lista merr fund me Jadon Sancho . Emri i anglezit është lidhur ngusht edhe në të kaluarën me ‘’ Old Trafford ‘’ dhe i pëlqen ideja që të provojë veten në Premier League .  

Por Borussia Dortmundi nuk mendon ta largojë 21 vjeçarin nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’  për më pak se 100 milionë euro , kërkesë që Manchester United po e shqyrton pavarësisht  ndikimit të koronavirusit në ekonominë e klubit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy