
Duke filluar nga ora 19:30, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e parë në Abissnet Superiore.
Të kuqtë luajnë si vendas në “Elbasan Arena” dhe do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë. Përballë do të jetë një kundërshtar jo i lehtë si Egnatia, me rrogozhinasit që futen në kampionat me objektiva të qartë dhe synojnë vetëm fitoren.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet. Dy trajnerët, Colella dhe Tetova, kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, pak minuta para fillimit të ndeshjes.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Rexhepi, Menich, Bitri, Hadroj, Buxhelaj, Rrapaj, Romero, Telushi, Hoti, Cara, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Egnatia: Sherri, Kacbufi, Atanda, Musta, Fangaj, Hamzat, Zejnullai, Jackson, Fernando, Mihana, Camaj Trajner: Edlir Tetova



