Debatik Curri, do të vazhdojë në drejtimin e Prishtinës. Pasi fitoi Kupën e Kosovës, në sezonin e fundit, klubi ka vendosur ta konfirmojë në drejtimin e ekipit. Pas zyrtarizimit, ish-lojtari i Shqipërisë, u shfaq shumë i lumtur, ndërsa foli edhe për objektivat e skuadrës. “Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisim edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofrojë edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina.”, deklaroi Curri.



