Manchester City, interesohet për Zaire- Emery

Manchester City, interesohet për Zaire- Emery

Ecuria e mrekullueshme e Warren Zaire- Emerys me Paris St Germain po e impresionon Pep Guardiolan, i cili e ka përfshirë në listë në lidhje me merkaton.

Jo vetëm ‘’ The Citiziens ‘’ por edhe të tjerë kandidatë do të luftojnë për 17 vjeçarin të cilin Luis Enrique ka ditur ta përshtasë , tek një ekip në të cilin rivaliteti është shumë i ashpër.

Megjithatë , ‘’ Les Pariziens ‘’ janë në negociata e sipër për rinovimin e kontratës me Zaire- Emery, një element i domosdoshëm për teknikun spanjoll.

Bardhekaltërit në vitet e fundit po i japin shumë rëndësi transferimit të talentëve në ‘’ Etihad Stadium ‘’ , të cilët sigurisht do të jenë përfaqësuesit e tyre në një të ardhme të afert.

Mirëpo duke iu referuar tentativave të kryeqytetasve për t’ia rinovuar kontratën dhe faktit se Zaire- Emery vijon të jetë një ndër nxënësit shembullorë të teknikut nga Gijon, do të jetë shumë e vështirë për ishullorët ta arrijnë objektivin, shtuar edhe rivalitetin e mundshëm në Champions League në të ardhmen.

Në sezonin aktual Warren Zaire -Emery numëron 2 gola dhe 5 asiste në 14 sfida, gjatë të cilave vijon të rikonfirmojë rëndësinë në 11-shen e ishi-t të Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy