
Hakan Calhanoglu mund të quhet një lojtar i Interit. Mesfushori ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te Milani, teksa do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër e qytetit.
Turkut i përfundonte kontrata me kuqezinjtë në fund të muajit qershor dhe palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin. Në këtë situatë, Calhanoglu ka vendosur të largohet dhe është arritur marrëveshja për të kaluar te Interi. Këta të fundit i kanë ofruar lojtarit një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro, ndërkohë që më parë refuzoi ofertën me 4 milionë euro në sezon nga Milani.
Tifozët e quajnë si një tradhti këtë që ka bërë lojtari, i cili braktisi Milanin për rivalët e përjetshëm të qytetit.



