Brozovic , objektivi i Atleticos

Brozovic , objektivi i Atleticos

          Pavarësisht se është vetëm fillimi i sezonit skuadrat me emër në Europë nuk e  kanë anashkaluar për asnjë moment vëmëndjen nga merkatoja . Konkurrenca në kontinentin e vjetër sa vjen edhe ashpërsohet dhe domosdoshmërisht nevojitet një merkato cilësore për të qenë në nivelin e duhur . 

Kampioni i La Ligas Atletico Madridi  vijon të hasë problematika të theksuara në mesfushë dhe  përpara kësaj situate  Diego Simeone nuk ka preferuar të qëndrojë duarkryq dhe i ka hedhur sytë tek  Marcelo Brozovic .  

Kroati akoma nuk e ka gjetur  akordin me drejtuesit e Interit për rinovimin e kontratës dhe deri në këtë stad të sezonit është aktivizuar në vetëm 400 minuta të cilat janë ndarë në 5 ndeshje ku ka treguar  shumë personalitet në fushën e lojës.   Duhet kujtuar se në të kaluarën ‘’ Los Colchoneros ‘’ pretenduan shërbimet e 28 vjeçarit  dhe duan të përfitojnë nga fakti se  e përfundon kontratën me kampionët  e Scudettos në  30 qershorin e 2022-shit për ta transferuar  në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Eksperienca me skuadrën nga Milano përmblidhet në  247 ndeshje , 25 gola dhe 33 asiste dhe gjatë kohës është shëndërruar në një element të domosdoshëm për mbarëvajtjen e Interit .  

Megjithatë  rruga e  ‘’ Los Rojiblancos  ‘’ parashikohet se do të jetë shumë e ndërlikuar sepse  ishi i Dinamo Zagrebit vlerësohet shumë nga Simone Inzaghi dhe për më tepër ishte pjesë e suksesit të Interit në fitimin e Serisë A .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy