Trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka folur në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të sfidave miqësore, që Kombëtarja U-21, do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.
Bushi foli edhe për polemikat e krijuara për përzgjedhjen e lojtarëve me origjinë nga Kosova, duke thënë se ata që flasin shqip janë shqiptarë.
Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmen. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit por, cilësor.
Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.
Tocci te Kombëtarja A? Lojtar shumë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marrë për ndeshjet, pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në Kombëtare, siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marrë lojtarë të talentuar dhe çdonjëri duhet të bëjë mirë dhe në Kombëtaren A.
Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.



