
Është hedhur këtë të martë shorti për sezonin e ri të kampionatit spanjoll. Shorti është hedhur përmes një sistem të ri kompjuterik ku do të jetë një kalendar që është asimetrik, që do të thotë se rendi i ditëve të fazës së parë nuk do të jetë i njëjtë me atë të fazës së dytë.
Sezoni i ri i La Ligas do të startojë më 18 gusht ku kampionët në fuqi të, Barcelona do të nisin ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Katalanasit do të sfidojnë ekipin e Alavés, ndërsa Atletico Madrid do të jetë mysafir në “Mestalla”, duke sfiduar Valencian në ndeshjen më të mirë të javës së parë. Real Madridi pret në shtëpi Getafe.
Klasikja e madhe e Spanjës është në program më 28 tetor në “Camp Nou” dhe i përket javës së 10-të, ndërsa ajo e kthimit luhet në 3 mars në “Bernabeu”.
Ndërkohë, në javën e shtatë, më 30 shtator do të luhet derbi i parë të Madridit mes “Los Blancos” dhe “Los Colchoneros”, ndërsa i dyti përkon në datën 10 shkurt, në javën e 23-të të kampionatit.



