Jose Mourinho drejt largimit nga Roma

Jose Mourinho drejt largimit nga Roma

Si duket sezoni aktual do të jetë i fundit për Jose Mourinhon tek Roma. Sipas Gianluca di Marzios , portugezi do të largohet nga kryeqytetasit në qershorin e 2024-tës, atëherë kur i përfundon kontrata me italianët. Në kohët e fundit nuk ka patur negociata në lidhje me rinovimin e saj dhe me shumë gjasa 60 vjeçari do të lërë ‘’ Verdhekuqtë ‘’ pas tre sezoneve , gjatë të cilave , deri më tani ka fituar 59 nga 119 sfidat e zhvilluara , Conference League në 2022-shin, i pari trofe europian në historinë e kësaj skuadre, dhe gjithashtu ka humbur një finale të Europa Leagues kundër Sevillas nga pika e 11-metërshave. Gjatë merkatos së verës, në adresë të të ashtuquajturit ‘’ The Special One ‘’ mbërritën disa oferta nga Arabia Saudite, kryesisht për të drejtuar kombëtaren, kundrejt një pagese stratosferike dhe ndoshta në një të ardhme të afërt mund të vendosë për nisjen e një tjetër eksperience në një ligë ndryshe me ato të Europës , ose mund të vijojë ti qëndrojë besnik kontinentit të vjetër dhe të marrë drejtimin e një tjetër ekipi. Ja vlen për tu theksuar se së fundmi Jose Mourinho është shprehur se do ti pëlqente nisja e një eksperience në Arabinë Saudite, kampionat në të cilin janë transferuar shumë lojtarë dhe trainerë që lanë gjurmë në të kaluarën në futbollin më kompetitiv në botë , natyrisht të impulsuar potenciali jashtëzakonshëm i ekipeve në aspektin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy